Jasiqi për “ERA”: Më në fund, pas 26 viteve e pashë një film shqip që funksionoi fund e kry

Skenarisiti Ardian Jasiqi ka treguar përshtypjet e tij pasi ka shikuar premierën e filmit “ERA” të Parta Kelmendit.

Ai e ka cilësuar këtë si një film që e ka bërë diferencën që nga paslufta.

“Më në fund, pas 26 viteve e pashë një film shqip që funksionoi fund e kry.Ky ishte filmi i Parta Kelmendit, “Era”.Film me regji, fotografi, lokacione, skenografi dhe montazh që të bën me e shiku dhe me e vlerësu për të mirë.”, shkroi ai.

Më tej Jasiqi ka ftuar ndjekësit që ta shikojnë filmin i cili ka filluar të shfaqet në Cineplexx.

“Tema: Shumë i përshtatshëm për gjeneratat e viteve 60’ta, 70’ta dhe 80’ta – Pjekuria e humbur e baballarëve tonë dhe mbijetesa, rinia e merguar e viteve 70 dhe adoleshenca e humbur e viteve 80’ta.Filmi po jepet në Cineplexx Kosovo,. Ja preferoj me e shiku, sidomos gjeneratave që i ceka.”, përfundoi Jasiqi.

“ERA”, e shfaqi premierën mbrëmë (15 tetor) në Cineplexx./21Media

Back to top button