Numërohen 75% të votave të diasporës, Peci përpara Tahirit në Mitrovicë

(Lajm i përditësuar)
Pas numërimit të 75% të votave të diasporës, në Mitrovicën e Jugut ka ndryshim në vendin e parë. Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kaluar Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit. Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353.
Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë deri tash 302 vota, ndërsa ai i PDK-së 175.
Në total, Peci tash ka 15.655 vota, kurse Tahiri 15.568. Pra, Peci është mbi Tahirin për 87 vota deri tash.
Kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës do ta përcaktojë balotazhi.
Votat me postë, Peci në epërsi karshi Tahirit në Mitrovicë
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka nisur të publikojë rezultatin e votave të ardhura me postë.
Aktualisht në Mitrovicën e Jugut ku gara ishte e ngushtë me Arian Tahirit të PDK-së e Faton Pecit të Vetëvendosjes po prin me vota ky i fundit.
Atje janë numëruar 25% e votave me postë deri më tani dhe Peci 58.48% apo 169 vota, ndërsa Tahiri 28.72% apo 83 vota.
