Barcelona mposht Gironën në finishin dramatik të derbit katalanas

Barcelona ka shënuar sot fitore ndaj Gironën me rezultat 2:1 në xhiron e nëntë të La Ligës me një gol në finish të ndeshjes.
Derbi katalanas pothuajse përfundoi në barazim, por në minutën e tretë të kohës shtesë Ronald Araujo shënoi për festën e madhe.
Katalanasit erdhën në epërsi në minutën e 13-të nëpërmjet Pedri. Girona u kundërpërgjigj shtatë minuta më vonë, kur Axel Witsel shënoi me një goditje gërshërë barazoi 1:1. Araujo shënoi golin e fitores në minutën e 93-të pas një asistimi nga Frenkie De Jong.
Barcelona merr kreun e La Liga me 22 pikë. Real Madridi, i cili renditet i dyti, do të vizitojë Getafen të dielën.