Ambasadori i Malit të Zi: Jam shumë i lumtur që mora pjesë në premierën e filmit “ERA”

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernad Cobaj është shprehur i lumtuar me prezencën në premierën e filmit “ERA” në Prishtinë, ku dha përshtypjet e tij për filmin.
Përmes një postimi në Facebook të bashkangjitur me disa fotografi nga premiera e filmit “ERA” , ambasadori tha se aktorja Zana Berisha ka mahnitur publikun.
Ai shtoi se mbrëmja e premierës ishte me plot emocione, krenari dhe me energji të mrekullueshme.
“Jam shumë i lumtur që mora pjesë në premierën e filmit “Era” në Prishtinë. Një mbrëmje plot emocione, krenari dhe energji të mrekullueshme. Aktorja Zana Berisha, fituese e çmimit për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Bruklin, mahniti publikun”, ka shkruar Cobaj. /21Media