Edhe Cardi B në hall me çmimet: Nuk e di se si po mbijetojnë njerëzit

Cardi B ka reaguar për çmimet e larta të qirave në Bronx, qytetin e saj të lindjes. Ajo tregoi se ishte duke ndihmuar një shoqe të gjente një apartament, por mbeti e habitur kur zbuloi se edhe atje qiratë ishin bërë shumë të shtrenjta.
“Pse është bërë qiraja kaq e lartë?”, tha ajo
Pas kësaj, reperja kërkoi ndjesë ndaj fansave që u kishte kërkuar për ta blerë albumin e saj më të ri “Am I the Drama”, duke theksuar se e kupton sa e vështirë është situata ekonomike dhe sa shumë po rëndohen njerëzit nga çmimet e papërballueshme të jetesës.
“Nuk e di se si po mbijetojnë njerëzit. Më vjen shumë keq që ju kërkova të blini albumin tim duke marrë parasysh ekonominë, qiraja kaq e lartë dhe e çmendur në Bronx. Më vjen shumë keq”,u shpreh ajo./21Media