Nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të martën ka nisur rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve,.
Kjo erdhi pasi ka përfunduar numërimi i votave me postë.
Rinumërimi ka nisur në tri komuna pas urdhrit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.
Rinumërim do të ketë në dy vendvotime në Mitrovicën e Jugut, në të cilën nuk pati fitues në rundin e parë, pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, zhvilluan një garë të ngushtë kokë me kokë dhe do të përballen në balotazhin e 9 nëntorit.
Kurse numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës ka përfunduar të hënën rreth mesnatës, sipas KQZ-së.
Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor./21Media