Krasniqi: PDK – Partia më e votuar në Kosovë!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij është më e votuara në Kosovë në zgjedhjet lokale.
“Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka falënderuar votuesit duke siguruar se puna do të vazhdojë.
“Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë. Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar! “, ka përfunduar ai./21Media