Lojtarët e Interit “luajnë” nën ritmet e këngës së Taynas

Sukseset e këngës “Si ai” të Taynas nuk kanë të ndalur që nga momenti i publikimit.

Projekti i artistes ka kaluar prej kohësh kufijtë e Kosovës dhe tani ka arritur edhe në Itali. Këtë herë, skuadra italiane Inter ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram një klip, në prapavijën e të cilit dëgjohet kënga e Taynas.

“Si ai” shoqëron njërin prej momenteve kur lojtarët e Interit ndodhen në fushë.

“Epike”, ka qenë mbishkrimi që ka vendosur klubi italian në videon e publikuar.

Kënga e Taynas është bërë shumë e njohur dhe është përdorur në masë të madhe edhe nga përdorues të shteteve të huaja në videot e tyre në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)

Back to top button