Balotazhi në Dragash, PDK arrin koalicion me VV, Vakat e Sejdilar

Partia Demokratike e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Dragashit pritet të merr mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, Koalicionit Vakat dhe kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar.
Kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së Shaban Shabani, ka njoftuar për arritjen e koalicionit për garën e 9 nëntorit në Dragash.
Shabani tha se kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të secilit qytetar, pa dallim.
“Para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës sonë”, ka thënë Shabani në Facebook.
Bexhet Xheladini LDK ka më shumë se 2500 vota sipas raundit të parë më 12 tetor kundrejt Shaban Shabanit nga PDK.
Në raundin e parë, Filiz Mustafa nga Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë 2.460 vota, Koalicioni VAKAT 761 dhe kandidati i pavarur Nedzmidin Sejdilar 629 vota.
Në Dragash të drejtë vote në garën e balotazhit kanë gjithsej 2.770 qytetarë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?