Kasapolli: Interesimi primar i Kurtit është si të bllokoj vendin

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli: Interesimi primar i Kurtit është si të bllokoj vendin

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Albin Kurtit nuk i intereson të menaxhoj Kosovën.

Ai shtoi se “interesi i Kurtit primar është si të gjej mënyrën që të bllokoj vendin”.

“Nuk i intereson Albin Kurtit që ta menaxhoj këtë vend, interesi i tij primar është si të gjej mënyrën që të bllokoj këtë vend. Çdo hapësirë e krijuar po shfrytëzohet nga LVV në maksimum, me qëllim të gjetjes së vrimave brenda si ta korruptoj sistemin. Edhe kjo që po ndodh me buxhetin, me këto ndihmat sociale të gjitha këto janë në favor të ruajtjes së pozicionit të VV-së”, theksoi ai. /RTV21/21Media


Kasapolli: Humbja e aftësisë bllokuese e VV-së është qëllimi i Osmanit

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 për zgjedhjet e jashtëzakonshme, beson se nuk do të jetë ruajtja e aftësisë menaxhuese e VV-së.

Ai shtoi se nëse VV do të hyjë në këto zgjedhje me 40 deputetë do të humb aftësinë bllokuese, i cili cilëson se ky është qëllimi i presidentes Osmani.

“Unë besoj që sfida më e madhe në këto zgjedhje parlamentare të ardhshme nëse mbahen, nuk do të jetë ruajtja e aftësisë menaxhuese të Vetëvendosjes, do të jetë ruajtja e aftësisë bllokuese të procesit dhe ajo qka është me rëndësi për Vetëvendosjen është që të ruaj, të mos hyjë nër 40 vota. Në qoftë se hynë nër 40 deputetë atëherë do ta humb aftësinë bllokuese dhe ky është edhe qëllimi i zonjes Osmani”, tha ai.

Kasapolli lidhur me një deklaratë në media të Donika Gërvallës ku sipaj tij ajo ka folur me tone të buta për presidenten Osmani, ai cilëson se mund të jetë parapërgaditje e terrenit për ruajtjen e aftësisë bllokuese.

Ai shtoi se me këtë aftësi bllokuese, Osmani mund të kthehet në tregun politik, duke shtuar një pjesë të elektorarit tek VV.

“E ndëgjuam edhe zonjën Gërvalla me ato tonet e buta, unë besoj që është parapërgaditje e terrenit me qëllim që të ruhet aftësia bllokuese e VV-së në raport me zgjedhjen e presidentit/es që në momentin kur prapë të detyrohemi në mars të hyjmë në zgjedhje parlamentare, Osmani të kthehet në tregun politik dhe të kthej një pjesë të elektoratit te Vetëvendosje”, deklaroi Kasapolli. /RTV21/21Media


Kasapolli: Osmani do të hyjë në listë me VV-në

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 paralajmëroi se presidentja, Vjosa Osmani do të hyjë në listë me VV-në.

“Besoj që ajo me tone shumë të buta, filloi dhe me një farë doze të miqësisë pavarësisht atyre osolimeve që i kishin gjatë mandatit të kaluar, me tone shumë të ulëta e madhështoi pak edhe presidenten që më dha një far sinjali që do të jetë pjesë e kësaj kaste e cila pastaj do të tentoj me disa parti politike të cilat janë më të afërta me presidenten që të tentoj të vazhdoj edhe për një mandat”, deklaroi ai. /RTV21/21Media


Kasapolli: Të gjitha subjektet politike nuk po arrijnë ta vënë Kosovën në prioritet

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 tha se të gjitha subjektet politike në Kosovë nuk po arrijnë të vënë shtetin e tyre prioritet.

Teksa shtoi se ata kanë mbetur peng i kalkulimeve.

“Të gjithë subjektet politike, unë po besoj që kalkulimet e tyre nuk po arrijnë që të vënë Kosovën dhe shtetit si prioritet, por që kanë mbetur peng i kalkulimeve nganjëherë edhe individuale të personave të caktuar por edhe grupeve politike të cilat më shumë po krijojnë konfuzion tek popullata sesa qartësi”, tha Kasapolli./RTV21/21Media

Back to top button