“Është turp”, Muhaxheri: Vendi të shkojë në zgjedhje që Kuvendi të mos ta ketë kryetar Bashën


Analisti Arton Muhaxheri në emisionin “Click” vlerësoi se nuk ka kohë më për kompromise sa i përket formimit të qeverisë.
Sipas tij, të gjitha parametrat po dërgojnë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, gjë që e konsideroi si pozitive.
“Ka shumë procese përpara që duhet me i shty dhe jo qeveri pothuajse është ilegale dhe nuk mund t’i shtyjë tutje siç është buxheti. Është mirë që të shkohet në zgjedhje për shkak që Kuvendi të mos ta ketë kryetar Dimal Bashën, sepse është turp për Kosovën”, u shpreh Muhaxheri./21Media