Politologu Maloku: Presidentja është duke i shërbyer Kurtit

Politologu, Albinot Maloku, duke analizuar situatën aktuale politike pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka kërkuar presidentes Osmani afat shtesë për të tentuar që të krijojë një shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, tha për RTV21 se kjo është një taktizit nga ana e Kurtit dhe e presidentes Osmani për përfitime politike.
Sipas tij, presidentja Osmani është duke i shërbyer jashtëzakonsisht mirë zotit Kurti për të ardhmen e saj politike.
‘’Është e vërtetë se presidentja e ka në diskrecion të vendos për mandatarin e dytë, mirëpo në situatën aktuale është në vazhden e praktikës që ka qenë se presidentja e vendit nuk ka qenë në shërbim maksimalisht të vendosje së rendit kushtetues të stabilitetit politik sesa që ka qenë në shërbim të kalkulimit të saj për mundësinë e kufizimit në të ardhmën përmes një vote sa i përket vullnetit të saj për të qenë shefe e shtetit. Kjo është jashtëzakonsht jo e shëndetshme sidomos për pozitën e presidentit i cili duhet të jetë unifikues”, tha Maloku./RTV21