Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, një person humbi jetën

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralën Prishtinë-Pejë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Sipas informatave të Policisë dyshohet se viktima (këmbësor) është goditur nga një motor.
“Rreth ores 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbesor është goditur nga një motor. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Ështe njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, posaqerisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është më e kufizuar”, ka thënë Hoxha./21Media