Cakolli presidentes pasi mandatoi Konjufcën: Çka nëse partitë “opozitare” publikojnë dëshmi se i kanë 61 nënshkrime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhur me këtë mandatim ka reaguar, Eugen Cakolli nga KDI ku shtroi një situatë “nëse partitë opozitare, dorëzojnë ose publikojnë dëshmi se kanë një shumicë prej të paktën 61 deputetësh”.

“Kur jemi tek “bindja” dhe “gjasat”… Çka nëse partitë ish-opozitare, dorëzojnë ose publikojnë dëshmi (listë nënshkrimesh, për shembull) se kanë një shumicë prej të paktën 61 deputetësh, që riafirmojnë se nuk mbështesin asnjë kandidat tjetër për kryeministër dhe se zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje?”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Back to top button