Kaloni te përmbajtja kryesore

Limaj: Edhe nëse s’jemi pjesë e Kuvendit, punë e madhe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me krijimin e qeverisë dhe zgjedhjet e reja, duke theksuar se Nisma ka bërë të gjitha përpjekjet për të mbështetur vendin dhe nuk ka pasur asnjë qëllim për të penguar procesin. Limaj gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me forca politike serioze dhe për të dhënë zërin e partisë për interesin e vendit.

“Nuk kemi frikë të mbetemi jashtë. Jo, kjo është gara. Kemi bërë të gjitha përpjekjet për të mos provokuar zgjedhjet, interesi ynë dhe i vendit kanë qenë i njëjtë. Ndjenja e stagnimit është e dukshme, por unë kam përkushtim që të shkojmë në zgjedhje edhe pse nuk na kanë konvenuar,  edhe nëse nuk bëhemi pjesë e parlamentit punë e madhe. Këto tetë muaj kanë treguar sa shumë ka nevojë për zëra nacional dhe për pjekuri politike. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me ata që janë seriozë. Me Abdixhikun kemi diskutuar për shumë çështje dhe jemi të hapur për projekte serioze,” tha Limaj./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button