Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007, ligji vlen edhe për turistët

Maldivet i kanë ndaluar të rinjve të cilët kanë lindur pas 1 janar të vitit 2007 të pinë duhan.

Ministria e shëndetësisë njoftoi të shtunën se do të ishte e paligjshme që brezat e rinj të përdorin, blejnë ose shesin duhan brenda vendit, raporton BBC, transmeton portali rtv21.tv

Ahmed Afaal, nënkryetar i bordit të kontrollit të duhanit të arkipelagut, i tha programit Newshour të BBC World Service se ndalimi i përgjithshëm i avullimit në vend vitin e kaluar kishte qenë një “hap i mirë drejt një brezi qytetarësh pa duhan”.

Kurse ky ndalim vlenë edhe për turistët që vijnë për të vizituar ishujt e Maldiveve të cilët thuhet se duhet t’i përmbahen ligjit, Afaal argumenton se ndalimi i pirjes së duhanit nuk do të ketë një ndikim të dëmshëm në turizëm.

“Njerëzit nuk vijnë në Maldive sepse mund të pinë duhan. Ata vijnë për plazhet, për detin, për diellin dhe për ajrin e pastër”, shtoi ai.

Ky vend është bërë i vetmi vend në botë që zbaton një ndalim brez pas brezi të duhanit./21Media

Back to top button