Arifi: Gjitha institucionet e pavarura janë kapur nga Vetëvendosje që 6 vjet

(Lajm i përditësuar)
Arifi: Gjitha institucionet e pavarura janë kapur nga Vetëvendosje që 6 vjet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, tha se të gjitha institucionet e pavarura janë kapur nga LVV për 6 vite, derisa përmendi mungesën e investimeve kapitale.
Arifi shtoi se Kosova është vend i varfër.
”Ne kemi nevoj për vullnet politik të një qeverie që dëshiron pavarësi të gjyqësorit, pavarësi të institucioneve. Gjitha institucionet e pavarura janë kapur, që 6 vjet asnjë invetim kapital, askund në botë nuk kam ndëgjuar që kryeministri thotë “kam premtuar investime kapitale”. Nuk kemi zhvillim ekonomik, nuk mundet me qenë Kosova vend social kur i ka 1.5 milionë banorë dhe 3.6 miliadë të hyra buxhetore, është vend i varfur”, tha ai./RTV21/21Media
Arifi: Me hyrë në LVV sikur me shku në Qabe
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi tha se personat si kanë hyrë në LVV iu ka dukur sikur të shkojnë në Qabe
Në debatin zgjedhor të RTV21, Arifi iu drejtua Qorollit, duke i thënë se partia e tij dëshirojnë një Dejona për kontrollimin e prokurorëve.
”Po flas për fakte, për njerëz që kanë pjesë e sistemit, po si kanë hyrë në LVV si me shkuar në Qabe iu kanë falur gjynahet, po flas për njerëz që kur kanë qenë partitë tjera i kanë folur, linquar partitë tjera për korrupsion, por si kanë hyrë në LVV sikur me shkuar në Qabe./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?