Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes tri veturave në Aktash, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot mes tri veturave në lagjen “Aktash” në kryeqytet.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana për portalin rtv21.tv /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button