Musliu kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Bashës pas deklaratave për rastin Dehari

Kryeparlamentari Dimal Basha, ka dhënë një deklaratë lidhur me rastin e Astrit Deharit, në të cilën e ka krahasuar me regjimin e ish Millosheviqit me kohën e pasluftës në Kosovë.
Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar ashpër deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, duke e cilësuar si skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga kjo pozitë.
“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, ka shkruar Musliu.
Ajo ndër të tjera tha se një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione dhe për të mbuluar paaftësinë politike./21Media
Basha për rastin Dehari: S’kemi pritë që kemi me vuajt më keq se në regjimin e Millosheviqit