Lama: Konjufca nuk ka thënë se i ka votat, “qeveria e tij është fuqi plotë”

(Lajm i përditësuar)


Lama: Konjufca nuk ka thënë se i ka votat, qeveria e tij është fuqi plotë

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 për mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër tha se i njëjti nuk ka deklaruar që i ka votat për krijimin e qeverisë së re. Ajo shtoi se deklarata e Albin Kurtit se partia e tij nuk i ka votat është shumë qesharake.

“Zoti Konjufca nuk ka thënë se unë i kam votat do të thotë bile do të duhej që ai të thoshte i kam votat në mënyrë që t’i jepej ai mandat. Ndërkohë kryetari i partisë ka thënë se “nuk i kemi votat”, është situatë tepër qesharake”, tha Lama.

Ajo për “qeverinë e Konjufcës”, tha se ajo është fuqi plotë duke shtuar se e njëjta nuk mund të jetë qeveri teknike.

Analistja politike për presidenten Osmani tha se ajo brenda kësaj periudhe do të duhet t’i kërkonte partive politike krijimin e një qeverie teknike.

“Presidentja brenda këtyre kësaj periudhe 10 ditore të diskrecionit të saj, mund t’ju kishte kërkuar subjekteve politike krijimin e një qeveri teknike për të dalë nga kriza përshembull”, deklaroi ajo./RTV21/21Media


Lama: Kurti kërkon votat e UÇK-së, por ka heshtur gjithmonë për ta

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se mungesa e reagimeve të tij gjatë viteve të fundit tashmë po reflektohet politikisht.

“Ne e dimë që Kurti në vazhdimësi synon ta marrë votën e njerëzve të UÇK-së. Tani ka ardhur momenti që, në këtë përvjetor, kritikat ndaj tij për heshtjen totale gjatë këtyre viteve po shndërrohen në kosto elektorale,” tha Lama./RTV21/21Media

Back to top button