Bajraktari kritikon institucionet për mosdërgimin e një shkrese ndaj Hagës për kushtet e rënda

Avokati, Ardian Bajraktari në “Click” të RTV21 kritikon institucionet e vendit për mos dërgimin e një shkrese ndaj Gjykatës në Hagë për monitorimin e kushteve në të cilat janë duke u mbajtur ish krerët e UÇK-së.
“Kur flasim për reagimet e institucioneve jo vetëm aspekti financiar mirëpo në jo pak raste kemi pare që kanë folur, shkruar , flasin për kushte jashtëzakonisht të rënda. Ne së paku nuk kemi parë së paku publikisht një shkresë të vetshme që i është drejtuar nga institucionet, këtyre mekanizmave që me shku me i monitoru këto kushte”, tha ai. /RTV21/21Media