Kuvendi i Shqipërisë, Peleshi i ndërpret fjalën Berishës, rrethohet nga Garda

Kuvendi i Shqipërisë mes tensionesh e ka miratuar kalendarin për projektligjin e buxhetit.

Nga foltorja e Kuvendit, kryedmeokrati Sali Berisha komentoi nismën e qeverisë për të sjellë në parlament Buxhetin Vjetor.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, e dëgjuat vetë që kreu i tyre me 5 mbiemra kërkon që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet. Kjo kërkesë shpreh të gjithë brendinë psikike, ideologjike, identitare të këtij grupi parlamentar që pranon në krye një person si ai, i cili me një ndërhyrje të tillë tregon se nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë normë. Por unë jam këtu për të thënë dy fjalë. Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale’, tha ndër tjera Berisha.

Pasi i mbaroi koha, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën, por Berisha iu afrua afër dhe kjo solli rrethimin nga Garda.

Back to top button