Vrasje në Malishevë, viktima janë dy vëllezër i dyshuari është dhëndrri i tyre

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Malishevë në orët e pasdites së sotme në fshatin Gollubovc.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar drejtori rajonal në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka njoftuar se i dyshuari është në arrati/
”Është vrasje e dyfisht, viktima dy vëllezër nga fshati Gollubovc-Malishevë ndërsa i dyshuari është dhëndrri i tyre nga një fshat i komunës së Drenasit”, tha Graishta./21Media