Krejt çka dihet rreth arrestimit të të dyshuarit për vrasjen në Malishevë

(Lajm i përditësuar)
Gjendja e të dyshuarit për vrasjen në Malishevë
Gjendja shëndetësore e të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë është stabile.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla .
“Një i plagosur 1984 ,në QE me armë zjarri, jonë duke u realizu ekzaminimet e nevojshme, gjendje stabile është për momentin, do të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm në Kl e K Abdominale.”, tha ai.
Policia jep detaje rreth arrestimit të të dyshuarit për v#asjen e dy vëllezërve në Malishevë
Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të enjten në Malishevë .
Sipas njoftimit i dyshuari është arrestuar sot.
“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor. Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e policisë.
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.
Siç bën të ditur Prokuroria lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./21Media