Votoi Kurti: Gjatë kësaj fushate unë kam punuar në tri ndërrime

Kryeministri në detyrë Albini Kurti ka votuar në qendrën e votimi në Fakultetit Juridik në Prishtinë.
Ai pas procesit të votimit u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë edhe KQZ i kanë bërë përgatitjet”, tha ai.
“Gjatë kësaj fushate unë kam punuar në tri ndërrime, pra anë e mbanë komunave të Kosovës, dhe jam përpjekur që të vëzhgojë përgatitjet për zgjedhje sepse zgjedhjet komunale, lokale janë më pak të rëndësishme se sa ato parlamentare, qendrore, duke qenë se qytertarët e Republikës janë njëkohësisht janë edhe banorë të komunave, dhe është tejet e rëndësishme, për mirëqenien, dinjitetin dhe cilësinë e jetesës në përgjithësi se cfarë kryetarë të komunave do të kenë. Fletëvotimi ishte i thjeshtë, i kishte vetëm dy emra, njëri prej tyre doemos bëhet kryetarë në mbrëmje, andaj edhe një herë i ftojë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për ta zgjedhur krtyetarin e komunës së tyre. 18 komuna ku mbahen zgjedhjet sot në balotazh janë më pak se gjysma e Kosovës, por nëse shikoni se për të cilat komuna bëhet fjalë është e qartë se mbase mbi 80 për qind të popullsisë së Republikës”, ka deklaruar Kurti.