Personat me nevoja të veçanta ballafaqohen me sfida gjatë procesit të votimit
Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë ballafaqohen me disa probleme për votim në zgjedhje në Kosovë.Në këto probleme përfshihen ato infrastrukturore, qasshmëria, standardeve.
Kaltërina Misini nga organizata Handikos lidhur me këtë çështje në një intervistë për RTV21 ka thënë se në objektet shkollore ku mbahen proceset e zgjedhjeve ka mungesa edhe të pjerrinave, ashensorit dhe të tualeteve.
“Ka sfida sidomos infrastrukturore, mungon qasshmëria duke qenë se votimet zhvillohen nëpër objekte shkollore e dinë gjithë që një pjesë e madhe e këtyre objekteve nuk i përmbushin standardet e qasshmërisë, nuk ofrojnë qasje sipas standardeve edhe të mjaftueshme për të hyrë ndoshta brenda shpesh ka mungesë të pjerrinave, mungesë të ashensorit, të tualeteve do të thotë të elementeve te qasjës, gjë që e bënë të pamundur ndoshta futjen e personit në karroc brenda objektit.
Ajo shtoi se tek personat e verbër ka mangësi në dokumentet, mundësitë për votim përmes alfabetit, në qasshmëri dhe në komunikim./21Media