Arrestohet një i dyshuar për përdorim të armës në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përdorim të armës.

Përmes një njoftimi nga policia thuhet se të dyshuarit i është sekuestruar pistoleta.

Kurse me aktvendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, pas hetimeve të zhvilluara kanë arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se sot në orët e hershme të mëngjesit të datës 10.11.2025, ne Vushtrri ka shtënë me një armë zjarri në ajër. Nga personi i dyshuar në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari. Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’, ndërsa me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim./21Media
Back to top button