Parashikimi i motit për nesër

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende – vende parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 4-8 gradë Celsius, kurse ato maksimalet 10-13 gradë Celsius.
Ndërkaq, era pritet të fryjë nga veriperendimi, me shpejtësi 1-6m/s.