Numërimi në Mitrovicë rifillon në ora 16:00

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, pasi e ndërpreu atë nën dyshimet për manipulim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se në orën 16:00 pritet të rifillojë procesi i numërimit të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, menjëherë pas urdhërit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.