“Kam qenë ndoshta ajo fajtorja që fëmijët u mërzitën për mua”, rrëfimi Vera Orës për përballjen me sëmundjen

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, në emisionin “Bon Bon” në RTV21 foli për periudhën e rëndë të jetës së saj – përballjen me sëmundjen e kancerit.
Ajo tha se në gjithë këtë, gjeti anën e mirë të kësaj fatkeqësie, pasi që sipas Verës, vajzat e saj, Rita dhe Elena, tashmë janë të rregullta në vizitat e tyre te mjeku.
“E kjo është ndoshta një plus, pasi që është tejkaluar problemi, duhet ta zhvillojmë në mënyrë pozitive, jo të mbetemi në negativitet – që mami e ka pasur, tash edhe unë do ta kem të njëjtin problem. Mirëpo, kemi qenë shumë të lidhura në atë kohë”, u shpreh ajo.
Paraprakisht, ajo foli edhe për peshën e fajit që e kishte ndier në atë kohë kur ishte e sëmurë, për mërzinë që iu shkaktoi fëmijëve.
“Unë kam qenë ndoshta ajo fajtorja që fëmijët janë mërzitur për mua”, u shpreh ajo./21Media