Ndeshja e madhe për play off, tifozët dardanë ndezin atmosferën

Kombëtarja e Kosovës duhet të mposhtë sonte Slloveninë në udhëtim për të siguruar play-off-in për kualifikimin në Botëror.
Dardanët tashmë ndodhen në Lubjanë dhe në mbështetje të tyre janë edhe një numër i konsideruar i tifozëve që do t’i përkrahin nga tribunat e stadiumit “Stozice”.
Kosova renditet e dyta në grupin B kualifikues me 7 pikë, tri më pak se lideri Zvicra. Sllovenia ndërkaq renditet e treta me tri pikë nga katër ndeshje. E fundit në tabelë është Suedia me një pikë.