Për një ditë, pesë raste të dhunës në familje të raportuara
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se të gjitha rastet janë duke u hetuar, ndërkaq në disa prej tyre të dyshuarit janë arrestuar.
Pesë rastet e dhunës në familje janë raportuar në komunat, Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.
Në Prishtinë janë regjistruar tri raste të ndara, ku lidhur me këto raste është njoftuar prokurori kompetent për veprime të mëtejme hetimore. Nuk është raportuar se ka pasur ndonjë arrestim në lidhje me këto raste.
Kurse në Pejë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në Mitrovicë të Jugut një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media