Mallorca uron Muriqin për suksesin e Kosovës: Vazhdojnë ta ëndërrojnë botërorin

Mallorca ka shkruar për suksesin e futbollistit të saj, Vedat Muriqit dhe Kosovës, pas fitores së mbrënshme 0:2 ndaj Sllovenisë duke siguruar playoff-in për Kampionatin Botëror, që mbahet vitin e ardhshëm në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Përmes një postimi në Facebook skuadra spanjolle ka uruar Muriqin dhe “Dardanët” për këtë arritje.
“Kosova e Muriqit siguron një vend në listë dhe vazhdon ta ëndërrojë Botërorin. Shkojmë Pirat”, ka shkruar Mallorca.
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA mbrëmë ka bërë një postim të veçantë për Kosovën, pas fitores ndaj Sllovenisë në Lubjanë, përmes platformës “X” të bashkangjitur me një foto të Vedat Muriqit dhe Fisnik Asllanit./21Media