Wesley Clark nesër nis dëshminë në Hagë

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark do të nisë nesër më 17 nëntor dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dëshmitar i mbrojtjes.
Dëshmia e Clark ishte planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Mirëpo, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është marrë vendim që ëesley Clark të fillojë nesër.
Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit. Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025.
Pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, dëshmitari i parë i thirrur ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin është dëgjuar për tri ditë më radh
Pas tij i thirrur nga mbrojtja ka dëshmuar ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje,Paul Williams. Derisai ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Steëart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.
Dëshmitar i thirrur nga mbrojta ishte dhe James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e nisi dëshminë më 30 shtaor dhe e përfundoi dëshminë më 2 tetor./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?