Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Kosova e bllokuar në rrugën e integrimit, s’po kërkojmë bamirësi, por respekt për punën tonë

(Lajm përditësuar)


Osmani: Kosova e bllokuar në rrugën e integrimit, s’po kërkojmë bamirësi, por respekt për punën tonë

Gjatë intervisës së saj për POLITICO, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova është bllokuar në rrugën e integrimit.

“Ne kemi parë vetëm këtë rrugë, rrugën e integrimit evropian, Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera, me fuqi keqdashëse. Rusia, Kina, Irani, ajo që unë e quaj një “trekëndësh i së keqes”.

Ajo po ashtu ka thënë populli i Kosovës është pro-evropian dhe

“97 për qind e popullit të Kosovës është pro-evropian. Reformat tona në ekonomi, sundimin e ligjit, sidomos në luftimin e krimit dhe korrupsionit, kanë qenë themelore. Megjithatë, në rrugën tonë të integrimit jemi bllokuar. Duket se procesi i bazuar në merita për të cilin BE flet aq shumë, ende nuk po shfaqet realisht”, ka deklaruar Osmani.

Më tej ajo është shprehur optimiste se Gjermania do ta nidhmoj Koosvën në procesin e integrimit.

“Nuk e shoh se po ndodh. Por, shpresoj që Gjermania do të luajë rolin udhëheqës për të shtyre përpara një process të tillë, sepse ne nuk po kërkojmë bamirësi. Nuk po kërkojmë shkurtesa, por respekt për punën që bëjmë dhe pranim për reformat që ndërmarrim”, ka thënë ajo.


Intervistë duke ecur nëpër Berlin, Osmani: Kosova ka çmontuar 900 banda kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë më të veçantë për mediat ndërkombëtare.

Kësaj here duke ecur qytetit të Berlinit ajo iu është përgjigjur pyetjeve të Gordon Repinski nga POLITICO.

Osmani ka folur shumë çështje, e ndër to edhe për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi ☼montuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thënë Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button