“E fortë si arrë”, Dafina Aliu pushtoi skenën e “Këngës Magjike”, krahasohet me Vaçe Zelën

Me zërin e fuqishëm dhe një performancë mahnitëse, Dafina Aliu shkëlqeu duke treguar forcën dhe guximin e një gruaje përmes tekstit të Afërdita Saraçini Kelmendi.
Kënga mban titullin “E fortë si arrë”, me kompozim dhe orkestrim nga Xhevdet Gashi, një performancë që nuk harrohet!
Ajo nga juria mori katër pikë jeshile si dhe komente pozitive, derisa u krahasua me ikonën Vaçe Zela.
“Je e fortë si gjitha rr-të që përdor. E nëse të bëj një krahasim, me një këngëtare shqiptare, ti je si Vaçe Zela”.
“Ke karakter, personalitet, je kaq dinamike, na hipnotizove të gjithëve, je artiste e bravo të qoftë”./21Media