Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Komuna e Prishtinës do të organizojë ceremoni përkujtimore me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Në një njoftim për media thuhet se kjo ceremoni do të mbahet më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Në këtë përvjetor të veçantë, me respekt e mirënjohje kujtojmë guximin, sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, emrat e të cilëve mbeten simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun. Ftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?