Artistët e rinj rikthejnë hitet më legjendare të “Këngës Magjike”

(Lajm i përditësuar)

 


“Best New Artist”, Auron Deva ngre kupën!

Kategoria “New Artist” e “Këngës Magjike” ka fituesin e saj: Auron Deva!

Jonida Maliqi dhe Enkel Demi, të cilët i kanë ndjekur që në fazën e parë, i dorëzuan kupën e “Best New Artist”.

Kënga “Mantra” i solli fat në garën magjike, e cila në këtë kategori ka qenë befasuese.

 

 


25 vite histori! Artistët e rinj rikthejnë hitet më legjendare të “Këngës Magjike”

Në 25 vite, festivali i “Këngës Magjike” ka sjellë mbi 1000 këngë për muzikën shqiptare. Këngë të paharrueshme, të ngulitura thellë në kujtesë, emocionuese, plot energji të cilat kanë kaluar ndër breza tashmë dhe të përcjellin gjithnjë të njëjtat ndjesi.

Në nder të kësaj, në skenën e Pallatit të Koncerteve, këngëtarët e kategorisë “New Artist” bëhen bashkë për të kënduar disa prej tyre.


Gara filloi! Finalja e madhe e “Këngës Magjike”

Pas dy mbrëmjeve gjysmëfinale të suksesshme, Festivali i Këngës Magjike 2025, në Pallatin e Koncerteve do të mbajë sonte finalen e madhe, nën drejtimin e producentit dhe moderatorit Ardit Gjebrea dhe vajzës së tij, Anna Gjebrea.

23 finalistë do të ngjiten në skenën e festivalit për të provuar edhe një herë emocionet e një gare të fortë, që i vë ata përballë njëri-tjetrit, publikut dhe jurisë ndërkombëtare prej 5 anëtarësh.

Back to top button