Arsenali fiton derbin ndaj Tottenham

Arsenali mposhti Tottenham në derbin e Londrës në Emirates në xhiron e 12-të të Premier Ligës dhe rriti epërsinë e tyre në krye të tabelës.
Heroi i ‘topçinjve’ ishte Eberechi Eze me golat e shënuar në minutat e 41-të, 46-të dhe 76-të. Leandro Trossard shënoi gjithashtu në minutën e 36-të. Richarlison shënoi golin e vetëm për Tottenham në minutën e 55-të, raporton KosovaPress.
Arsenali dominoi që nga fillimi, por nuk arriti të depërtonte nëpër portën e Vicario deri në minutën e 36-të, kur Trossard shënoi për epërsinë 1:0.
Pesë minuta më vonë, Arsenali shënoi edhe një gol. Eze mori topin në krye të zonës së penalltisë, dribloi përtej mbrojtjes mysafire dhe shënoi me saktësi.
I njëjti lojtar në fillim të pjesës së dytë shënoi për 3:0, pas gabimit të Udogie.
Tottenham erdhi te goli i vetëm, por shumë i bukur në minutën e 55-të kur braziliani Richarlison shënoi pasi Zubimendi e humbi topin 45 metra larg portës.
Eze shënoi për epilogun 4:1 në minutën e 76-të, i asistuar nga Trossard.
Arsenali vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës pas 12 xhirosh me 29 pikë, gjashtë më shumë se Chelsea.
Arsenali do të vizitojë Chelsean në xhiron tjetër, dhe para kësaj do të luajë kundër Bayern Munih në Ligën e Kampionëve të mërkurën, nga ora 21:00.