Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen

(Lajm i përditësuar)
Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati kanë refuzuar të takohen më të për të gjetur zgjidhje për pagat e punëtorëve të linjave të autobusëve.
“Në këtë ditë kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit. Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre!
Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit!”, shkroi Rama në Facebook./21Media
Protestojnë punëtorët e linjave të transportit publik, iu bashkohet edhe Rama
Qytetarët e Prishtinës sot nuk kanë mundur të shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik.
Trafiku Urban dhe linjat private të transportit publik kanë ndaluar sot punën për shkak të bllokadës financiare në Komunën e Prishtinës, transmeton
Një nga protestuesit tha se gjendja është jashtë normales duke u kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e punës të cilën tha se nuk e bën me dëshirën e tyre.
“Sot jemi ardhur në gjendje jo normale, zgjidhja është e juaja me ardh me na thirrë në takim me na kallëzu e na dalim i transmetojmë te masa. Përmes mediave ju kërkojmë falje qytetarëve që e kemi ndërprerë punën, jo me dëshirën tonë. Kryetari i Komunës është i obliguar me na informu pse ka ardh kjo gjendje në këto momente?”, tha një punëtor i linjave të autobusëve në Prishtinë.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama fajësoi Qeverinë tashmë në detyrë për mos alokimin e mjeteve për kryeqytetin.
Sipas tij problemi është te Ministria e Financave, teksa thotë se ky problem mund të zgjidhet shumë shpejt.
Rama kërkoi publikisht takim urgjent me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Edhe Trafiku Urban edhe sektori privat, faktikisht kanë punuar me muaj të tërë kanë kryer shërbime me muaj të tërë pa pagesa, për arsye se fondat tona të kryeqytetit, të hyrat vetanake të cilat me ligj duhet me iu transferu kryeqytetit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të bllokuara. Si rezultat e kemi pasur të pamundur me pagu edhe Trafikun Urban edhe sektorin privat që kryejnë shërbime për kryeqytetin. Pra, ky është problemi, problemi është atje të Ministria e Financave prandaj kërkoj takim urgjent edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave për me zgjidh këtë problem sepse ky problem mundet me u zgjedh menjëherë. Pra, po e përsëris edhe njëherë, kjo është sikur ju qytetarë të nderuar paret me i pasë në bankë, i ke fondet e tua në bankë e një zyrtar i bankës nuk po t’i lëshon paret për teket të veta. Kjo po ndodh për fat të keq këtu në kryeqytet”, tha Rama./kp
Prishtina sot pa transport publik
Qytetarët e Komunës së Prishtinës nga sot nuk do të ketë më transport publik e as privat.
Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një konference për media, ku ka bërë të ditur se shërbimet jetike të kryeqytetit janë në prag të ndërprerjes.
E pas këtij njoftimi, qytetarët sot janë përballur me realitetin.
Stacionet e autobusëve në kryqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik.