“S’ja vlen të merrem me akuzat e saj“, Musliu i pëgjigjet Osmanit: Ua di kodin vartësve të Dejona Mihalit

Ganimete Musliu nga PDK-ja ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes, Vjosa Osmani e cila ka thënë se nuk ja vlen të merret me të.
Musliu përmes një statusi në Facebook ka këmbulgur se Osmani është nën urdhërat e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali.
“Unë ua di kodin vartësve të Dejona Mihajlit, shpejt i nxjerr nga takti.”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Sot gjatë ditës Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë akuzat e ish opozitës se është e një anshme.
Kur u pyet se si i komenton deklaratat e ish Ganimete Musliut nga PDK-ja se Osmani është presidente nën urdhërat e Dejona Mihalit, koordinatore e LVV-së, Osmani tha:
“As nuk ia vlen të merrem asnjë sekondë me akuzat e Ganimete Musliut“, tha ajo para mediave./21Media