Zyrtari amerikan thotë se Ukraina pranon marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Ukraina ka rënë dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, me vetëm “detaje të vogla” të pazgjidhura, tha një zyrtar amerikan, edhe pse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se duhej bërë më shumë punë, shkruan CNN përcjell portali rtv21.tv

Kjo vjen ndërsa Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, zhvillon takime me zyrtarë rusë në Abu Dhabi në lidhje me një plan të propozuar për t’i dhënë fund luftës, sipas një zyrtari amerikan.

Megjithatë, Rusia mund të refuzojë një plan të ndryshuar paqeje të SHBA-së nëse kushtet e tij janë “thelbësisht të ndryshme” nga mirëkuptimi i arritur gjatë samitit SHBA-Rusi në Alaska, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme vdekjeprurëse gjatë natës, duke vrarë të paktën shtatë persona në Kiev . Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në Rumani pasi të paktën një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore./21Media

Back to top button