PDK zgjedh Memli Krasniqin si shef të Shtabit Zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës ka formuar sot Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit të cilin do ta drejtojë Memli Krasniqi.
“Në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot, PDK gjithashtu ka vendosur që drejtimin e degës së Mitrovicës t’ia kalojë Arian Tahirit, meqë Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i PDK-së.
“Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores.
Poashtu, Kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, Kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës në Mitrovicë.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes./21Media