Ngjarjet e datës 1 dhjetor

Skema Young Cell (YCS) hap Shkollën Dimërore të BE-së 2025. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, amfiteatri/salla “Idriz Ajeti”, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, ora 09:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e radhës. (Këshilli Prokurorial, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët për shënimin e Ditës Botërore të AIDS. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Podujevës – bëhet betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës dhe betimi i kryetarit të Komunës së Podujevës. (Salla e Kuvendit të Komunës Podujevë, ora 10:30)

Mbahet ceremonia mortore e Hata Gucati, nëna e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. (Varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt, afër kompleksit memorial të Dëshmorëve, ora 15:00)

Back to top button