Musliu-Shoshi kritikon qeverinë: Policët punojnë 12 orë në rrezik, qeveria u kursen bukën

Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës për kushtet në të cilat po punojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mungesa e ushqimit për policët në terren nuk përfaqëson mungesë resursesh, por mungesë shteti, teksa kritikoi faktin se policët punojnë deri në 12 orë në situata të rrezikshme, në të cilën ata po përballen me mungesë të ushqimit dhe mbështetjes elementare.

“Kur policët që mbajnë shtetin në këmbë mbesin pa shujta, nuk është mungesë ushqimi por është mungesë shteti.Policët tanë punojnë 12 orë në rrezik, e qeveria u kursen bukën. Kjo është fyese, e papranueshme dhe tregon qartë dështimin në menaxhimin financiar e operacional.Shteti shembet kur ata që e mbrojnë trajtohen si barrë, jo si forcë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Back to top button