Haziri: Kosova s’duhet të ecë më në terr politik

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se se partia e tij po hyn në me unitet të plotë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Me unitet të plotë, kemi nderin që e nominuam për Kryeministër kryetarin tonë, Dr. Lumir Abdixhikun, që do të përkthehet me unitet qytetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit,” tha Haziri.
Më tej ai ka thënë se mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vullnetit politik ka çuar Kosovën në bllokadë të plotë.
“Është e thjeshtë. Mungoi bashkëpunimi e vullneti dhe vendi u bllokua në një krizë politike të planifikuar e të menaxhuar. Kosova sot as nuk është më e pavarur, as më e lirë e as më demokratike. Është pa Kuvend, pa Qeveri dhe shpejt edhe pa buxhet shteti,” ka shkruar Abdixhiku.
Sipas Hazirit, zgjedhjet e 28 dhjetorit janë mundësia për t’i dhënë fund, siç i quajti ai “territ politik” dhe për t’u rikthyer te vlerat tradicionale të vendit.
“Është mundësia që më 28 dhjetor të mos ecim edhe tutje nëpër terr politik, por t’i kthehemi familjes, atdheut e Zotit,” ka shtuar ai.
Sipas tij partia ka kontribuar vazhdimisht në proceset shtetformuese. Ish-kryetari i Gjilanit tha se vendi ka nevojë për rikthimin e LDK-së në qeverisje.
“Kosova ka nevojë për dashni. Kosova ka nevojë për LDK-në si asnjëherë më parë”, ka shkruar Haziri./21Media