Osmani kujton Rugovën: Ishte udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë

Presidentja e Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike.

Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugovën në 81 vjetorin e lindjes së tij.

Ajo e ka cilësuar Rugovën si arkitekt të Pavarësisë së Kosovës dhe zërin e arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore.Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike.Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!.”, ka shkruar Osmani.

Ibrahim Rugova, lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut./21Media

Back to top button