Haradinaj kujton Rugovën: Bashkë arritëm t’i zhduknim ndasitë brenda vendit

Ish-kryeministri, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish-presidentin Rugova me rastin e datës së lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtuar Rugovën si bashkëpunëtor të ditëve të vështira.

“Me presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhduknim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit. Në ditëlindjen e tij kujtoj idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare.
Urime ditëlindja, president”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button