Kadrijaj: AAK-ja do të jetë befasi e zgjedhjeve, do t’i zhgënjejmë ata që thonë se nuk e kalon pragun

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në një intervistë për RTV21 ka thënë se AAK-ja është e konsiliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas saj, AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve duke zhgënjyër të gjithë ata që thonë se ky subjekt politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

‘’AAK-ja është e konsiliduar dhe mirë e organizuar, ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse do të zhgënjehen. AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo./RTV21/21Media

Back to top button