Rita Ora pozoi me një fustan të guximshëm në ‘Fashion Awards 2025’

Rita Ora shkëlqeu fuqishëm në tapetin blu të mbushur me yje gjatë Fashion Awards të së hënës mbrëma.

Këngëtarja u sigurua të binte në sy mes një morie figurash të njohura të modës, teksa u shfaq me një fustan argjendi, tejet të guximshëm, që vinte në pah siluetën e saj perfekte, shkruan DailyMail.

E njohur si një pjesëmarrëse e rregullt e këtij eventi, Rita mahniti me fustanin e ngushtë, i cili kishte një prerje mjaft provokuese dhe nxirrte në pah linjat mbresëlënëse të artistes.

Ajo e kombinoi këtë veshje ultra-moderne me flokë të tërhequr pas dhe grim të realizuar nga Charlotte Tilbury, duke pozuar me gjithë vetëbesim përgjatë tapetit blu të Royal Albert Hall.

Ceremonia e këtij viti u prezantua nga aktori Colman Domingo, i cili i bëri një homazh trashëgimisë britanike të eventit me zgjedhjen e tij të veshjes Burberry për tapetin e kuq.

I konsideruar si një nga mbrëmjet më të rëndësishme të botës së modës, ky event nderon disa nga emrat më brilantë të industrisë globale – duke festuar ikonat e njohura, por edhe dizajnerët e rinj.

Ky eveniment vjetor, i nisur në vitin 1989, njihej fillimisht si British Fashion Awards deri në vitin 2016, kur u riemërua për të pasqyruar më mirë talentet nga e gjithë bota që vlerësohen aty.

Ceremonia është zhvilluar për herë të parë në Royal Albert Hall, por ndër vite është mbajtur edhe katër herë në Natural History Museum dhe tre herë në Victoria & Albert Museum.

Back to top button